Një shall plazhi është shumë i domosdoshëm në plazh për çdo vajzë, sepse zënë shumë pak vend në çantë, janë të lehtë dhe të freskët. Por disa nuk dinë ta lidhin dhe kështu, zgjedhin të mos e marrin me vete, Këtu keni disa truke të thjeshta për ta pasur një shall plazhi si fund, bluzë apo fustan.
Minifund

Palose shallin në dy pjesë (për së gjati)

Vendose pas ijëve duke i mbajtur cepat me të dyja duart.

Rrotulloje rreth belit dhe krijo një nyjë të shumëfishtë.

Kaq!
Fund i gjatë
Ky stil është i përkryer për të ngrënë drekë ose për një kafe në plazh

Vendose shallin përreth belit duke i mbajtur këndet para vetes.

Rrotulloje shallin rreth belit dhe bashkoji cepat.

Lidhe fort duke e shtrënguar derisa të mos lirohet.
Fustan i gjatë
Ky stil është shumë praktik për të luajtur lojëra në plazh

Vendose pas vetes shallin duke e hapur në gjithë gjerësinë e tij (nën sqetulla).

Mbaji të dy cepat para vetes dhe pastaj kryqëzoji

Lidhi bashkë rreth qafës në një nyjë të dyfishtë
Bluzë plazhi
Është një stil që shkon shumë me pantallona të shkurtra

Palose shallin në dy pjesë (për së gjati) dhe vendose rreth gjoksit.

Kaloji mbrapa cepat e shallit (nën krahë) dhe lidhi mbrapa me një nyjë dyfishe.
Rreth e rrotull krahëve
Ky stil është shumë i bukur me një fustan mbrëmje, të jep pamje elegante dhe është edhe më i ngrohtë se një pallto.

Palose përgjysmë (për së gjati) dhe vare rreth shpatullave.
