Ka fituar Miss Universe Albania katër vjet më parë dhe sot 24 vjeçarja shqiptare është një modele e kërkuar nga emra të njohur të modës ndërkombëtare. Ajo ka marrë pjesë në sfilatat e Sherri Hill, stilistes amerikane dhe katalogët e shtëpisë turke të modës Tarik Ediz, fustanet e të cilit në Shqipëri I gjeni te atelie Class by AV, të dyja të fokusurara te fustanet e mbrëmjes. Xhesika Berberi ka pasur edhe një përvojë televizive në Agon Channel, megjithatë modelingu që prej pjesëmarrjes në Miss Universe Albania që e çoi në konkursin botëror Miss Universe, që në vitin 2011 u mbajt në Brazil, ka qenë rruga kryesore e karrierës së saj.