Çdo femër do t’i donte një palë këpucë nude në gardërobën e saj. Jo më kot edhe stilisti i famshëm i këmbëve, Christian Louboutin, për sezonin pranverë-verë ka sjellë disa propozime të reja të këpucëve nude. Për herë të parë, këtë ngjyrë Louboutin e propozoi në vitin 2013 dhe gjatë këtyre dy viteve, kërkesat kanë qenë të mëdha.

Tani, ai ka propozuar tone të reja që i përshtaten çdo lloj siluete, por në të njëjtën kohë janë edhe mjaft të përshtatshme për çdo lloj veshje.

Sipas stilistit, qëllimi i krijimeve të këtyre toneve ka qenë dëshira për të ofruar nuanca dhe tone që i përputhen çdo lloj lëkure, në të gjithë botën.

Louboutin ka thënë se femrat janë të prirura për të veshur këtë lloj këpuce, sepse ajo përshtatet më së shumti me ngjyrën e tyre të lëkurës, megjithatë ai pranon se ka akoma shumë punë për të bërë me këto nuanca: “Janë dy ngjyra që mungojnë në këtë koleksion të ri, - ka thënë ai, - dhe vitin e ardhshëm, do të kemi gjithsej shtatë tone në ngjyrën e lëkurës, nude.”



