Grida Duma, ka krijuar një stil identitar të sajin, por duket që "arma e ftohtë" e saj në cdo veshje është këpuca. Në cdo dalje të sajën të mëparshme dallohej stili apo marka italiane dhe franceze e stiletove. Lehtësisht mund të dallohet që duhet të jenë këpucë jo thjeshtë në stil por edhe komode, ndërsa ajo qëndron në këmbë në të shumtën e kohës në Top Story.
Por ajo që vumë re këtë herë është trend këpucësh disi më "stylish" të një forme sa casual aq dhe klasike, e me siguri komode. Designi leopard në këtë rast sjell një ngacmim edhe me më shumë stil në kombinim, një bashkim i feminilitetit me forcën dhe trendet.
Nga burimet e informacioneve të mbledhura nga redaksitë tona të Gossip, ne u informuam që këpucët janë brandi "Di Fratelli". Duket që ky brand i përshtatet mirë duke parë sa ekzigjente është ajo në atë pikë. Sa kërkon stil, bukuri, imazh skenik dhe komoditet.
Grida Duma si një yll i TV dhe politikës shqiptare, e ndërthur shpeshherë imazhin e një gruaje të fortë, intelektuale, të zgjuar dhe me një artikulim unik, pa harruar stilin dhe detajet e veshjeve, të cilat janë edhe ato po kaq unike.