Festivali i 68-të i Filmit në Kanë ka filluar mbrëmjen e djeshme në Francë, me dramën sociale franceze “Qëndrimi i gjatë”, film i cili ka në qendër të tij një kriminel të ri. Në të interpreton edhe aktorja e mirënjohur franceze, Catherine Deneuve. Në natën e hapjes, Joel dhe Ethan Coen, bashkëpresidentët e jurisë së Kanës këtë vit, prezantuan anëtarët e tjerë të jurisë, duke përfshirë Jake Gyllenhaal dhe Sienna Miller, të cilët do të vendosin për çmimin prestigjoz të këtij festivali, “Palma e Artë.”

Jake Gyllenhaal dhe Sienna Miller

Por, më shumë se gjithçka tjetër, ky është ai momenti i vitit, kur sytë e të gjithëve drejtohen drejt Francës për të shpallur fustanet më të bukur. Yjet e njohur të Hollywood-it parakaluan në tapetin e kuq, përpara hapjes së ceremonisë. Shikoni kush është në “luftë” për të marrë çmimin e parë të tapetit të kuq këtë vit.

Lupita Nyong’o

Natalie Portman

Naomi Watts

Karlie Kloss

Julianne Moore

Jane Seymour

Salma Hayek

Naomi Watts

Fanbingbing in Ralph

Doutzen Kroes

Charlize Theron

Catherine Deneuve

Bar Rafaeli

Aymeline Valade

Angelababy