Mbrëmë, Edi dhe Linda Rama morën pjesë në ceremoninë e Ditës së Kombeve të Bashkuara, e cila këtë vit ka 70 vjetorin e krijimit. Nuk mund të mos thuash që gjatë mbrëmjes nuk ka rënë në sy forma e Linda Ramës, madje kjo mund të jetë një nga herët, kur ka sfiduar në stil edhe partnerin, konkurrent në këtë drejtim. Lëvizjet e saj në mjediset e ceremonisë ishin pak si lëvizjet e gurëve fitues të një loje damë mbi fushën bardhezi të shahut. Kishte zgjedhur kombinimin dyngjyrësh për veshjen dhe varësja e gjatë në formë ore dhe buzëkuqi i ndezur ishin me siguri dy gurë luftarakë. A nuk mendoni dhe ju kështu?




