Buzëkuqi i kuq është një element kryesor kozmetik për shumë gra dhe vajza.

Në fillim të shekullit të 20-të, buzëkuqi i kuq ishte sinonim i forcës dhe pushtetit, veçanërisht gjatë lëvizjes ‘Suffragette’, një fushatë historike për të drejtën e grave për të votuar, si dhe për të kandiduar për poste zgjedhore. Ato besuan një protestë paqësore dhe kishte mjaft lidhje me make up-in. Ndërsa këto gra luftuan për të drejtat e tyre, buzëkuqi i kuq u bë pjesë e uniformës së tyre. E kuqja e guximshme dhe ‘e paturpshme’, u bë simbolik e forcës.

“Në mënyrë që të fitonin më shumë famë dhe vëmendje për çështjet e tyre, disa zonja vendosën buzëkuq në ngjarjet e tyre publike. Kjo u pa si shenja e gruas së pavarur, të emancipuar, e cila në atë kohë mendohej të ishte mjaft skandaloze. Ky veprim do të pëmbyste censurën e vendosur nga burrat dhe konsideratat për mungesë morale, për gratë të cilat vendosnin buzëkuq të kuq.”-shpjegon Gabriela Hernandez, historiane e kozmetikës dhe themeluese e Bésame Cosmetics.

Paragjyikimi për buzëkuqin e kuq ka një vazhdimësi edhe sot - veçanërisht për gratë me ngjyrë, të cilat shpesh liheshin jashtë lëvizjes ‘Suffragette’. Historiania e modës Shelby Ivey Christie reflekton në marrëdhëniet e saj me buzëkuqin e kuq si një grua me ngjyrë: “Për mua, buzëkuqi i kuq ka të bëjë me zhvendosjen e narrativës rreth asaj që buzëkuqi i kuq tregonte tradicionalisht për gratë me ngjyrë. Ka një histori të gjatë të hiper-seksualizimit, që përforcohet nga karikaturat e grave me ngjyrë, me buzë të kuqe të ekzagjeruara."

Sot, mbajtja e ngjyrës së buzëve të kuqe nxjerr të njëjtën ndjenjë për të gjitha gratë që përdorin atë pavarësisht historisë.

Por, nga të gjitha ngjyrat, pse është e kuqja ngjyra që ka një lidhje kaq historike me bukurinë? Gabriela shton: "E kuqja është ngjyra e jetës, gjaku natyror që e bën dikë të duket i shëndetshëm dhe i dëshirueshëm. Ky konotacion ekzistonte shekuj më parë dhe ekziston edhe sot e kësaj dite. Buzëkuqi u bë një formë figurative e protestës në vetvete."


 
“Pas Luftës së Parë Botërore, numri i burrave të kualifikuar u zvogëlua, dhe gratë u detyruan të hynin në fuqinë punëtore. Ato bënë paratë e tyre dhe mund t’i përballonin produktet kozmetike"-tregon Gabriela . Pra, përtej shprehjes së fuqisë përmes pamjes, ishte një simbol që gratë kishin mundësi të blinin diçka për të rritur bukurinë me paratë e fituara nga vetë ato.
 
Ne vazhdojmë të shohim ngjyrën e kuqe të buzëve tek gratë që janë në pozicione të pushtetshme. Gabriela përmend dy gra që janë një shembull i kësaj: "Zonja e Hekurt"-Margaret Thatcher, e cila shërbeu si kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar dhe gjithmonë mbante buzë të kuqe, si dhe Alexandria Ocasio-Cortez.

Duke përdorur buzëkuqin e kuq, jo vetëm që tregoni besimin në vete, por po shfaqni një simbol të fuqisë që është ngulitur në historinë e të drejtave të grave.