Nëse pjesa më e madhe e publikut janë mësuar ta shohin si bionde klasike, juristja e njohur Irena Kita nuk ka qenë gjithmonë kështu. Në një postim të fundit në profilin e saj në Instagram, Irena ka treguar një foto të disa kohëve më parë kur ka qenë me flokë të zeza. Me sa duket, ky është një moment që po e vë në dilemë konkurrenten e “Dance With Me” për t’iu rikthyer këtij look-u, i cili i thekson edhe më shumë tiparet. Një fashion blogger-e me shije të hollë si ajo, gjithmonë ka dëshirë të eksperimentojë me look-un, por a do të provojë edhe këtë ndryshim drastik të flokëve? Shumë nga ndjekësit e këshillojnë që të kthehet sërish brune, por Irena e ka sekret pamjen e saj të re… deri të hënën mbrëma.
