Një nga eventet më spektakolarë të modës ka lënë gjurmë me koleksionet Pranverë/Verë 2025.

Po flasim për Javën e Modës në New York me mbi 300 stilistë nga 50 vende, solli një shumëllojshmëri pamjesh, duke përfshirë stile nga më të çuditshmet që kemi parë deri më sot.

Në qendër të vëmendjes për ne është sërish Elton Ilirjani, i cilësuar nga Forbes dhe TMZ si një supermodel për debutimin e tij të fundit në “New York Fashion Week”, dha një sërë pamjesh me sfilatat e tij.

Dizajneri Malan Breton promovoi koleksionin e frymëzuar nga tradhtia dhe shpresa. Me linja dramatike dhe forma të çuditshme, dhe Elton Ilirjani u shfaq me një nga veshjet e tij, të cilat u cilësuan si një koleksion nga e ardhmja.

Breton ka veshur të famshëm si Priyanka Chopra, Janelle Monae, Vivica A Fox dhe më shumë. Elton Ilirjani e mbylli spektaklin i veshur me një fustan elegant të verdhë.

Në një tjetër sfilatë Elton Ilirjani nuk mund të ishte më i animuar, duke bërë një pozë për Naoko Tosa-n me stileto të bardha, të shoqëruara me një kimono dhe një rrip të artë me zinxhir.

Debutimet e radhës për Eltonin:

17-23 shtator 2024- Milano Fashion Week,
23 shtator- 2 tetor 2024- Paris Fashion Week
3-15 tetor 2024- disa aktivitete në Tiranë si dhe pjesë e "Miss Globe"
4-9 dhjetor 2024- Miami Art Basel