Vogëlushja 9-vjeçare Kristina Pimenova, prej disa kohësh, ka fituar vëmendjen e rrjeteve sociale dhe mediave ndërkombëtare. Është konsideruar si vajza më e bukur e botës, edhe pse ende e mitur. Ajo ka më shumë se 300 mijë ndjekës në Instagram dhe më shumë se dy milionë pëlqime në Facebook. Vogëlushja ruse ka filluar modelimin që në moshë mjaft të vogël për emra të tillë si “Vogue”, “Armani” dhe “Dolce&Gabbana”. Medelimin duket se Kristina e ka trashëguar nga e ëma, e cila ka qenë modele, ndërsa tani është menaxhere e së bijës. Megjithatë, në rrjetet sociale Kristina ka edhe mjaft kritikë, të cilët e konsiderojnë provokues imazhin e saj, aspak serioze për moshën që ka vogëlushja. Sipas këtyre prononcimeve, një fëmijë nuk mund të trajtohet si supermodele.