Lob zhvendosu! Një model i ri i shfaqur që në fund të vitit të kaluar duket se do shihet gjithandej gjatë këtij viti. Ai është parë te personazhe të njohura si Chloë Grace Moretz, Amber Heard dhe Taylor Swift. Ndryshimi i këtij modeli të viteve ’70, në vitin 2017 është që flokët arrijnë deri pak poshtë klavikulave, me disa fije që konturojnë fytyrën dhe balluke të gjata të ndara, por që mund të mbahet edhe me balluke të plota, ose pa balluke fare.

Ky model e përmban karakteristikën moderne të këtij dhjetëvjeçari dhe është një kalim shumë i mirë nga karreja “lob” e rritur. “Mendoj që po shohim gjithmonë e më shumë ndikime të viteve të mëparshme në modë”, shprehet  hairstylist Gregory Russell që i ka dhënë Moretz modelin e saj me frymëzim retro. “Kur modeli Lob rritet shumë, mund ta shkallëzosh dhe është gjatwsia e duhur!”

Ky model realizohet me të gjitha llojet e flokëve dhe fijeve, por duhet të mbash parasysh formën e fytyrës. Nëse ke fytyrë të ngushtë, Russell rekomandon t’i mbash balluket të gjera dhe të hapura që tiparet të jenë të dukshme dhe në qendër. Për fytyra me formë të gjerë, sugjeron balluke më të ngushta të ndara nga fijet e tjera të shkallëzimit për të krijuar iluzionin e një fytyre më të hollë. Kur vjen te kujdesi i përditshëm, ky model është aq i thjeshtë për t’u mbajtur, sa duket. Për t’i mbajtur sa më gjatë në këtë model, Russell thotë të shmangësh stilimin me të nxehtë kur mundesh sepse “do të ndajë majat duke ndikuar në humbjen e modelit”. Ai rekomandon t’i trajtosh flokët me vaj që majat të duken me shkëlqim, të hidratuara dhe të freskëta.