Një vëzhgim afatgjatë i fazave hënore dhe ndikimit në shëndetin e flokëve ka arritur në përfundimin se koha më e mirë për prerjen e flokëve është Hëna e Plotë. Kjo, sipas studiuesve, shpjegohet me faktin që organizmi ynë, si strukturë biologjike, ndikohet fuqishëm nga ritmet natyrore. Periudha e Hënës së Plotë është koha kur çdo gjë është e mbushur me energji. Gjatë kësaj kohe, kjo energji është e lartë, ndaj rekomandohet që ta pastrosh duke prerë flokët (vetëm një prerje majash është e mjaftueshme).
Nëse do që të flokët të të rriten shpejt, por edhe të kesh rrënjë të forta, atëherë është mirë që flokët t’i presësh gjithmonë sipas ciklit hënor.
NUK duhet t’i presësh flokët
Gjatë Hënës së Re (është periudhë kritike për trupin)
Në ditën e 9-të të Hënës
Në ditën e 15-të të Hënës (kontrollo fazat hënore dhe shenjën e horoskopit kur duhet të zgjedhësh ditën më të mirë)
Kur hëna është 23-ditëshe
Në grafikun e mëposhtën, janë të shënuara me të gjelbër ditët e rekomanduara për të prerë flokët gjatë këtij muaji dhe me të kuqe ditët që nuk rekomandohen. Bej zgjedhjen më të mirë.