Meqenëse në këtë sezon hithra është një prej bimëve më të gjendura në treg, përveÒ« përdorimit të gjerë në kuzhinë, është një përbërës mjaft i mirë edhe për forcimin e flokëve. Hithra njihet për vlerat e larta kurative, por është një bimë e përdorur dendur edhe nga gjyshet, të cilat i besonin sa herë kishin rënie flokësh apo flokë të hollë e delikatë.

Një locion natyror për t’i forcuar flokët që në rrënjë është lëngu i hithrës, një lloj ilaÒ«i shumë efektiv nëse keni probleme me rënien.

Për përgatitjen mjafton të përziesh 50 gram hithra të freskëta, të grira imët. Vendosi në një enë me rreth 200 ml ujë dhe lëri të vlojnë për 15 minuta.  Pasi e ke lënë të ftohet, laji flokët me shpampo si zakonisht dhe në fund, apliko locionin e përftuar nga hithra. Masazhoje skalpin me kujdes dhe mbaje për disa minuta, pastaj shpëlaje.