Pothuajse çdo vajzë përballet me këtë problem të ndërlikuar: A duhet të zgjohet herët për të rregulluar flokët apo të flejë më gjatë dhe t’i kapë bisht? Dilemë e madhe. Ne ju sugjerojmë të mos zgjidhni mes këtyre opsioneve: por të flini mjaftueshëm gjumë dhe të keni një model flokësh perfekt. Ajo çfarë duhet të bëni është të ndiqni këto këshilla:

Përdorni jastëkët e mëndafshit

Nëse dëshironi që flokët tuaj të jenë të mrekullueshëm pa bërë asnjë përpjekje, zëvendësoni jastëkët e pambukut me mëndafsh ose saten. Ata thithin lagështirën me ngadalë dhe sipërfaqja e tyre e lëmuar mund të zvogëlojë fërkimin, duke ju ndihmuar të ruani modelin e flokëve. Nuk na besoni? Bëjeni provë!

Bëni një topuz

Për të realizuar një model të bukur dhe të thjeshtë, lidhini flokët e laguara bisht në majë të kokës dhe mbështillini rreth e rrotull. Flokët do të thahen dhe ju do të keni flokë voluminoze.

Përdorni një shall

Nëse jeni lodhur nga flokët e elekrizuara para gjumit, hidratojini dhe lani flokët tuaja - më pas lidhini ato me një shall saten. Shalli do të parandalojë fërkimin nga flokët dhe ju do të zgjoheni me një model të bukur.

Bëni 2 topuze

Aplikoni pak vaj ose zbutës në flokët tuaj pak të lagur dhe ndani ato në 2 pjesë. Lidhini flokët rreth gishtit duke i tharë me tharëse. Bëni 2 topuze pas veshëve dhe sigurohuni t’i kapni mirë. Në mëngjes lëshoni flokët dhe aplikoni vetëm pak llak sipër tyre.

Përdorni krëhërin e duhur

Për të mos shkatërruar stilin tuaj të flokëve dhe për ta bërë atë të mrekullueshëm, përdorni një furçë që i përshtatet atyre. Ndryshoni krëhërin derisa të gjeni të duhurin.