A ka ndonjë gjë më të thjeshtë sesa tharja e flokëve dhe stilimi i tyre pas dushit? Mund të duket e thjeshtë, por rezulton se ky proces ka edhe truket e tij. Gjatë pandemisë, u të gjithë jemi në shtëpi, mund të na lindë dëshira të merremi më shumë me flokët. Këtu do të gjeni gabimet më të shpeshta që bëni teksa thani flokët.
1. I thani flokët vetëm me ajër të nxehtë
Të gjitha tharëset kanë nivele të ndryshme të temperaturës së ajrit dhe ky nuk është një gabim i prodhuesit. Kaloni butonin tek ajri i ftohtë për të rregulluar stilimin e flokëve. Ajri i ftohtë ngadalëson avullimin e lagështirës, që do të thotë se ondet do të zgjasin më shumë. Gjithashtu, kjo është një metodë e mirë që të mos keni ndarje të fijes së flokut në fund.
2. Zgjidhni drejtimin e gabuar të rrjedhës së ajrit
Thajini flokët nga rrënja deri tek fundi, në drejtimin nga rritet floku. Përndryshe, floku juaj do të ngatërrohet dhe do e keni shumë të vështirë ta krihni.
3. Tharësen e mbani jo në mënyrën e duhur
Mbajtja e tharëses me dorën dominuese duket mjaft e natyrshme, pasi kjo është ajo që bëjnë shumë njerëz. Por është e gabuar, sepse ju duhet fuqia dhe shkathtësia e kësaj dore për stilimin e flokut. Kjo do t'ju ndihmojë të kontrolloni më mirë procesin, të punoni me krehër në mënyrë më efikase dhe e gjitha kjo kërkon më pak përpjekje.
4. Tërheqja e flokëve poshtë
Krehja dhe tharja e flokëve nga lart-poshtë, zhduk çdo mundësi për volum. Në vend të kësaj, ngrijeni flokun lart, mblidhini majat përreth një krehëri dhe drejtoni ajrin e ngrohtë të tharëses tek rrënjët. Kjo ju ndihmon për të pasur flokë të butë dhe me volum.
5. Mbajtja e tharëses shumë afër kokës
Kjo e bën flokun tuaj më të brishtë dhe mund të djegë lëkurën e kokës. Largësia e tharëses nga koka duhet të jetë 30 cm. Si ta masni? Thjesht mbajeni tharësen në distancën që përftohet kur shtrini krahun.
6. Mbajtja e flokëve të mbështjella në peshqir për një kohë të gjatë
Mos i thani flokët me peshqir për më shumë se 30 minuta, veçanërisht nëse është prej pambuku. Kjo për arsye se ajo krijon efektin e fërkimit dhe e bën flokun më të ndjeshëm ndaj tharëses. Zgjidhni një peshqir më të butë, të përbërë prej mikrofibrash dhe mbajini flokët të mbështjellë jo më shumë se 10 minuta. Flokët e gjatë dhe të dendur duhet të jenë gjysëm të thara para se të përdorni tharësen, ndërsa flokët e hollë apo me trashësi të mesme duhet të jenë 80% të thara.
7. Nuk përdorni kokën e tharëses
Ajo ndihmon për të drejtuar rrjedhën e ajrit në një pjesë të caktuar të flokëve tuaj. Si rezultat, folët do të kenë më pak maja të ndara dhe do të mbrohen nga nxehtësia.
8. Dalja jashtë sapo të keni mbaruar së thari flokët
Ndryshimi i temperaturës së menjëhershme ndikon negativisht në flokë dhe në lëkurën e kokës tuaj.
9. Nuk pastroni asnjëherë tharësen
Rrjeta në pjesën e mbrapme të tharëses mund të mbledhë shumë papastërti, pluhur, grimca të ndryshme etj. Të gjitha këto ngadalësojnë rrjedhën e ajrit, e cila çon në rritje të temperaturës brenda tharëses. Por a e dini se kjo mund të bëjë që tharësja të shpërthejë dhe të marrë flakë?
10. Tharja e flokëve me temperaturën maksimale
Kjo e bën flokun tuaj më të brishtë, prandaj përdoreni vetëm në rast emergjent, apo kur doni të drejtoni kaçurrelat ose të stiloni flokët. Në të gjitha rastet e tjera përdorni temperaturën mesatare.