Sa herë keni menduar t’i prisni baluket dhe keni mbërritur në momentin kur keni thënë: po tani vendosa, do ta bëj? Hunda pak si shqiponjë, ball i lartë, fytyrë presje … sa probleme zgjidh me një prerje të vetme! Dhe në këtë dimër ka ardhur momenti. Balukja ka pushtuar së pari pasarelat, pastaj tapetin e kuq dhe në fund stilistët e flokëve që po e respektojnë këtë modë. Të shohim në qoftë se do t’u joshë edhe juve.

E SHKURTËR
Ideale në qoftë se: I ke flokët të padisiplinuar, të shkurtër dhe shpesh i mbledh.
Nuk shkojnë nëse: ke një fytyrë të çregullt dhe asimetrike e nuk ke dëshirë të kujdesesh shumë e ke vetulla të bukura.

E LEHTË
U shkon të gjithave, por është ideale për fytyrat e zgjatura, ato në forëm zemre, drejtkëndore, sepse zbut tiparet. Harmonizon fytyrën.
 Përpos të gjithave është ekstremisht e rehatshme dhe funskionale sepse me të mund të merresh vetë, mund ta rregullosh me dorë.

E PLOTË
Në forëm të rregullt arrin deri në lartësinë e vetullave. Duhet rregulluar shpesh, në varësi të asaj se çfarë të pëlqen, por kërkon përherë flokë për të cilët duhet të kujdesesh. Pika e fortë e kësaj lloj balukeje është volumi: për ta mbajtur kërkon flokë të trashë, të fortë, përherë të larë, që të mos rrezikosh të humbë bukurinë dhe shkëlqimin.
Është ideale nëqoftëse ke: një ball shumë të gjerë.
Nuk shkon në qoftë se: ke flokë kaçurrelë.

NË ANË
Asimetrike, flokët nga një anë më të shkurtër dhe nga ana tjetër më të gjatë. Shkon për ato që durojnë baluket derisa t’u prekin qerpikët. Kjo baluke është pak e hapur dhe nuk kërkon ndonjë kujdes të jashtzakonshëm. Shkon shumë me flokë të pakrehur, në këtë mënyrë shkon shumë në qoftë se të pëlqen stili i çregullt.
Ideale në qoftë se ke flokët kaçurrelë ose të shpupuritur.
Nuk shkon në qoftë se je duke kërkuar një blauke klasike