Ke një fytyrë të bukur, je një person dinamik dhe praktik e flokët e gjatë të kanë lodhur? E në këtë mënyrë, pasi je menduar shumë (sepse duhet ta dish që flokët kërkojnë shumë kohë për t’u rritur!) i ke prerë të shkrutra fare.
Ja disa këshilla praktike që si t’i mbash sa më mirë të jetë e mundur flokët e shkurtër.
Bëhen më shpejt pis- A e dinit që flokët e shkurtër bëhen më shpejt pis se sa flokët e gjatë? Kjo ndodh sepse përdoren më shumë produkte për t’i stiluar flokët e shkurtër. Disa tentojnë t’ë thajnë skalpin e kokës. Për të evituar këtë gjë zgjidh produkte bimore dhe thaji flokët me tharëse për më shumë volum.
Mos përdor furçën· Nëse i ke flokët kaçurrelë, përpiqu t’i zgjidhësh duke mos përdorur furçën, por me dorë. Mbi të gjitha kur janë të lagur dhe pasi ke aplikuar në ta balsamin.
Mos lejo flokët të të thahen e ngatërrohen: Për të eleminuar ngatërrimin e flokëve nga thatësira përdor vajin e arganit, lëre të aplikuar në flokë për një orë dhe më pas laji mirë.
Evito efektin pjatë (të ngjitjes së flokëve pas kokës)- Pas dushit, vendos një çallmë në kokë dhe mbaje për 20 minuta për të eleminuar pjesën më të madhe të ujit.
Kujdes me trukun: Me flokë të shkurtër sytë dhe goja duhet të evidentohen mirë. Në këtë mënyrë, kurrë nuk duhet të mungojnë lapsat për të kornizuar sytë dhe buzët.
Nëqoftëse ende nuk ke vendosur për t’i prerë flokët, por po e mendon seriozisht Giles Robinson, stilistja e flokëve zyrtare e salloneve angleze John Frieda, ka zbuluar formulën e duhur për prerjen shkurt të flokëve. Kujt i rri mirë kjo prerje? Kujt nuk i shkon? Zbuloje kështu: vendos lapsin në pozicion horizontal mbi mjekër dhe vizoren vertikalisht deri në fund të veshëve. Pika e bashkimit mes tyre duhet të shënojë një distancë: nëse është më pak se 5,7 centimetër duhet të vendosësh t’i presësh. Nëse largësia është më e madhe se 5,7 centimetra, floku i shkurtër nuk bën për ty.