Nëse s’mbani mend kur ka qenë hera e fundit që keni vendosur një rreth flokësh, atëherë na lejoni t’ju themi se keni humbur një nga trendet më të mëdha të dy viteve të fundit. Në fakt, këtë vit po vëmë re një prani më të madhe të rrathëve të flokëve – nga rrugët e qytetit, deri tek ekranet dhe pasarelat.
Lajmi i mirë për ato që e adhurojnë këtë aksesor është se ai ka në plan të qëndrojë gjatë si një “top trend”.
Sido që të preferoni t’i mbani flokët – të drejta, kaçurrela, me onde, kapur, lëshuar – një rreth thjesht do ia shtojë hijeshinë pamjes suaj.
Ja ku keni disa ide që do t’ju frymëzojnë për pamjen tuaj të radhës.