Kaçurrela natyrale apo karre djaloshare? Më shumë sesa zgjedhje e parukierit, është e personalitetit tënd.

Kaçurrela natyrale
Janë një tipar në zhdukje dhe është vetëm një kategori e vogël femrash që kanë në dorë vazhdimësinë e tij. Cilat janë ato? Femrat që nuk duan të duken si të sapodala nga parukeria, apo që janë aq të angazhuara me punën apo familjen, sa nuk kanë shumë kohë të merren me flokët.

Modeli me baluke anash
Baluket anash janë shumë trendy dhe një mënyrë fine për ta bërë modelin e flokëve high fashion. Ky model flokësh pëlqehet sigurisht nga gra moderne, por edhe nga profesionistet e suksesshme. Ai është i përshtatshëm për në punë dhe shumë funksional dhe për mbrëmjet jashtë me familjen. Prandaj, baluket anash janë modeli i preferuar nga gratë me shumë angazhime.

Flokë të gjatë me shkallëzim
Femrat me flokë të gjatë me shkallëzim janë shumë klasike dhe me vetëbesim. Ky model flokësh nxjerr në pah fytyrën dhe tregon që ke shumë besim te pamja fizike. Është sigurisht edhe një model shumë trendy. Në të vërtetë, shumë femra zgjedhin këtë model flokësh, sepse është i lehtë për t’u mbajtur, por edhe sepse shkon me gjithë llojet e fytyrave.

Flokë shumë të gjatë
Flokët e gjatë zakonisht tregojnë që u trembesh ndryshimeve dhe të pëlqejnë më shumë gjërat tradiconale. Flokët shumë të gjatë i mbajnë zakonisht gratë që nuk kanë majftueshë vetëbesim për t’i prerë flokët dhe për të ekspozuar fytyrën. Shpesh këto gra duan të fshihen pas flokëve. Megjithatë, jo të gjitha femrat me flokë të gjatë nuk kanë vetëbesim, disa thjesht nuk kanë dëshirë të ndryshojnë pamje. Flokët e gjatë mund të jenë shumë tërheqës dhe femërorë, por mund të tregojnë dhe që nuk i ke qejf aventurat.

Flokët e shkurtër
Ky model flokësh mbahet zakonisht nga femrat me më shumë vetëbesim. Këto gra shohin bukurinë dhe vlerat e vërteta te vetja dhe u pëlqen look-u natyral. Fytyra do vihet shumë në pah nga modeli i flokëve shumë të shkurtër dhe vetëm gratë që mendojnë që janë tërheqëse do e zgjidhnin.

Modeli karre
Karreja është modeli tipik i atyre grave që nuk duan t’i presin flokët të shkurtra fare dhe kërkojnë një alterantivë më të sigurt. Shumica e femrave që i mbajnë flokët në këtë model, janë me vetëbesim, por jo shumë të guximshme. Ato ecin në vijën midis sigurisë dhe rrezikut e ky model flokësh qëndron pikërisht në mes.