Me përfundimin e sezonit të plazhit dhe me rënien e temperaturave, shumë vajza e ndjejnë të nevojshëm ndryshimin e pamjes dhe kur flasim për ndryshim pamjeje sigurisht që e kemi fjalën për lyerjen e flokëve. Nëse po kërkoni të ndryshoni ngjyrën këtë vjeshtë, provoni të shtoni tone të hirta dhe të ftohta në flokët tuaj.
Sipas parukieres së vajzave të famshme (Bella Hadid, Emily Ratajkowski), Jenna Perry, tonet e hirta në kafe janë ngjyra perfekte e këtij sezoni dhe funksionon më mirë te njerëzit me ngjyra të ftohta ose neutrale të lëkurës.
Flokët ngjyrë të hirta në kafe mund të krijohen përmes disa highlights delikate ose me një balayage nëse jeni duke kërkuar një transformim total. Kjo është gjithashtu mënyra perfekte për të provuar trendin e flokëve të argjendtë pa u penduar ose shkatërruar flokët që kanë ngjyrë natyrale të errët.
Më poshtë, mund të frymëzoheni nga vajzat e famshme që e kanë përqafuar këtë trend. Hidhuni një sy fotove para se të caktoni takimin në sallon. Për çdo pyetje ose sugjerim, mund t’i drejtoheni Class Hair And Make Up, duke kontaktuar në numrin e telefonit +355696095693.
Ariana Grande
Ciara
Taylor Swift
Gigi Hadid
Lily-Rose Depp
Tyra Banks
Jessica Alba
Blake Lively
Shay Mitchell
Jennifer Lopez