Ndryshimi i flokëve mund të të japë shumë emocion, por edhe të frikëson. Një nga ndryshimet më të fuqishme, është pikërisht t’i lyesh të kuqe. Me flokë të kuq bie në sy, tërheq vëmendjen dhe ka mundësi të shkosh më larg sesa kishe ndër mend.
Kështu, që të jesh e sigurt që do kesh ngjyrën që do, lexo këto këshilla dhe sekrete që vlejnë për çdo kuqse të ardhshme.
A të shkon e kuqja?
Nëse të paktën dy nga pikat më poshtë vlejnë për ty, mund të vazhdosh me planin e rubintë:
1. Lëkura jote anon nga nuanca rozë. Ka një lloj të kuqeje të përshtatshme për shumicën e grave, thotë Jennifer J, një specialiste e bojës për VIP-at dhe pronare e Juan Juan Salons në California-n e Jugut (ajo i lyen flokët Julia Roberts), por grave me lëkurë në nuanca të ftohta ose rozë u përshtatet më shumë. Ndryshe, gratë me lëkurë të artë ose në ngjyrë ulliri, e kanë më të vështirë të gjejnë një të përshtatshme.
2. Ti nuk je e ndrojtur. E kuqja është një nuancë që bie në sy dhe duhet të kesh besim te vetja për t‘i pranuar shikimet, thotë Tasha Forgash, specialiste boje në Shag Salon. “Duhet ta dini, ngjyra e kuqe është si një fustan me temina, ajo bie në sy para teje,” thotë koloristja Sarah Gold, guruja pas flokëve të dikurshëm të zjarrtë të Lindsay Lohan.
3. Flokët e tu janë në gjendje të mirë. Nësë flokët I ke shumë të thatë ose të dëmtuar, ata mezi do I mbajnë molekulat e vogla të ngjyrës së kuqe, të cilat shpëlahen edhe nga flokët e shëndetshëm, shumë shpejt. Flaka jote ka më shumë shanse për t’u bërë zjarr i fortë nëse kujdesesh për të, që do të thotë i aplikon një balsam profesional çdo javë, i pret majat rregullisht dhe nuk i shtrin me piastër çdo ditë.
Si ta mbash ngjyrën e kuqe?
1. Laji flokët sa më rrallë të mundesh. Ideale do ishte, dy herë në javë, thotë Parvine Klein, një koloriste në John Barrett Salon në New York City, por një herë në dy ditë do ishte mjaftueshëm, nëse keni flokë me yndyrë ose shumë të hollë, thotë Jennifer J. Në ditët bosh, mund t’I shpëlani flokët me ujë të ngrohtë nëse është e nevojshme, ose të fërkoni rrënjët me shampo të thatë.
2. Shmang shampot e forta. Shumica e trajtimeve kundra zbokthit janë të forta për flokët e lyer, thotë Jennifer J, por janë kërcënuese për kokëkuqet, duke përshpejtuar procesin e zbehjes brenda pak javësh.
3. Kërkoji parukierit disa produkte për t’u marrë me vete. Jennifer J u jep klienteve të saj flokëkuqe një theksues të ngjyrës së tyre, për t’u aplikuar dy javë pas lyerjes. Kjo I jep ngjyrës shkëlqim dhe forcë gjithë muajin.
4.Mbuloji. Ngjyra e kuqe oksidohet më shpejt nga gjitha ngjyrat. Prandaj, nëse kalon shumë kohë jashtë, përdor produkte me filtra UV, ose mbaj kapele e kapuçë.
Si ta ndryshoj grimin kur i lyej flokët të kuq?
1. Shmang grimin e errët të syve, smokey. Ata konkurrojnë me pikën tjetër të fortë të tërheqjes së shikimit, thotë Paula Dorf, një makeup artist-e VIP-ash.
2. Mendo rozë. Buzëkuqi dhe pluhuri pink i faqeve duket shumë bukur te kokëkuqet, edhe pse disa thonë që ka dalë nga moda, thotë Dorf.
3. Mos i kombino vetullat me flokët, do dukesh e çuditshme, thotë Danilo, një parukier i VIP-ave.