Kur bëhet fjalë për flokët dhe modelet, duket se po përhapet një trend i ri.

Nëse një herë e një kohë, femrat donin të mbulonin thinjat duke fshehur ngjyrën gri  të flokëve, sot duket se kjo ngjyrë është kthyer në modë. Nuk është më një ngjyrë e zymtë që përfaqëson plakjen, por flokët në ngjyrë gri të hapur apo me nuanca rozë, lejla dhe portokalli janë tendenca e re e look-ut të femrave.

Disa nga këngëtaret e njohura amerikane:  Rihanna, Lady Gaga, Kylie Jenner apo Pink e kanë provuar stilin e ri, por nuk të duhet të jesh një celebrity që të jesh pjesë e këtij trendi.

Pavarësisht moshës,  flokët në ngjyrë gri apo argjendi janë bërë pjesë e zgjedhjes së  shumë femrave. Por si të dallosh se çfarë ngjyre të shkon më shumë?

Zgjidh një ngjyrë që shkon me tonin e lëkurës.

Për ta bërë këtë kontrollo ngjyrën e venave në pjesën e kyçit të dorës. Nëse janë blu apo ngjyrë lejla, atëherë të shkojnë më shumë ngjyrat e ftohta si gri, ngjyrë hiri, argjendi dhe nëse janë të gjelbër apo në të verdhë, atëherë ke një ton të ëmbël dhe të shkojnë më shumë hijet e errëta.

Nëse do të jesh në modë, provo këto ngjyra të guximshme.

Përgatiti Kristina Mere