Jo vetëm Megan Fox, por tani edhe Dua Lipa. E kemi fjalën për ndryshimin rrënjësor të modelit të flokëve që po prek gjithnjë e më shumë të famshmet kohët e fundit.

Ndërsa e para zgjodhi një bob të kuqe të zjarrtë në shtator, Dua Lipa preferoi t'i linte flokët e saj të gjatë pa i ndryshuar gjatësinë, duke zgjedhur një nuancë të ngjashme por më pak intensive kumbulle.

Në fund të fundit, vjeshta sjell gjithmonë një atmosferë ndryshimi! Në këto foto ajo po largohet nga BBC Broadcasting House dhe BBC Radio 2, pas një mëngjesi intervistash.

Ylli i "Dance The Night", përveç modelit të saj të ri, kishte një 'blokette look' në përputhje me tendencat e sezonit: pallto lëkure e zezë, xhinse me bel të lartë, këpucë Vagabond nga Versace dhe një këmishë polo me vija blu nga Martine Rose. Këngëtarja e kompletoi veshjen me varse dhe unaza floriri, si dhe një çantë prej lëkure të zezë Birkin nga Hermès.