Pranvera dhe vera na krijojnë ndjesinë e rinovimit, sikur diçka duhet të ndryshojmë që të dukemi dhe të ndihemi më të freskët. Nëse pra kjo dëshira ju ka kapur përsa u përket flokëve, provoni diçka ndryshe. Prijini shkurt!

Shikoni propozimet e mëposhtme të flokëve me stil “mashkullor” dhe guxoni!

Prerje asimetrike në ngjyrën e ëmbël të gështenjës

I shkon femrave të çdo moshe dhe një gjë është e sigurt: prerja asimetrike me bajluke në anë jep shumë stil.

Thuajini PO grisë

Nëse jeni bërë “shoqe” me thinjët mund të mbani ngjyrën tuaj natyrale. Kështu shmangni edhe vizitat e shpeshta në parukieri.

Të shkurta por të dredhura

Nëse natyra ju ka falur flokë të dredhura, mund të zgjidhni këtë prerje tepër rinore.

Gështenjë e errët, e shkujdesur

Pjesën mbrapa lëreni të shkurtë ndërsa para kërkojini parukieres tuaj të lërë disa pjesë që mbulojnë ballin në mënyrë të shkujdesur.

Biondja simpatike me baluke të gjatë

Nëse nuk mund t’i ndaheni dot biondes, zgjidhni këtë prerje sepse e nxjerr ngjyrën në pah më shumë se çdo prerje tjetër.

Prerje…klasike mashkullore

Nëse jeni pajtuar me stilin tuaj, kjo ëshët prerja e duhur. Përveç të tjerash është edhe shumë praktike.

Mashkullore…por bionde

Sido që të jetë ngjyra juaj e lëkurës mund të zgjidhni të bëni hapin e guximshëm të flokut shumë të shkurtë biond.

Old fashioned, gështenjë me ndarje shumë të theksuar

Nëse floku juaj është i drejtë zgjidhni këtë prerje. Gështenjë e errët me ndarje në anë që të çon shumë mbrapa në kohë.

Mashkullore…por të kuqe dhe me majra

Nëse shkon me ngjyrën tuaj të lëkurës atëherë provoni të kuqen. Dhe krehjen mbajeni gjithmonë kështu, të shkujdesur dhe plot stil.