Femrat më flokë të shkurtër, shpeshherë janë ziliqare për pjesën tjetër të atyre që i kanë flokët e gjatë, sepse nuk munden asnjëherë t’i bëjnë modele, t’i mbledhin apo t’i stilojnë siÒ« do të donin. Për flokët e shkurtër është vërtet më e thjeshtë për t’i larë e për t’i tharë, por të gjitha ato që i kanë, ankohen gjithmonë që është më e vështirë për t’i stiluar se sa flokët e gjatë.

Ka diÒ«ka që të gjitha vajzat me flokë të shkurtër duhet të bëjnë në mënyrë që ta kenë më të lëhtë stilimin e flokëve të tyre dhe nëse duan ta mbajnë të freskët pamjen e tyre –  programi i prerjes së flokëve duhet të jetë po ai që ishte edhe kur i kishin flokët e gjatë.

"Gjëja më e rëndësishme e flokëve të shkurtër është se prerja i bën të rriten shumë shpejt",- thotë Sheeno Olson, drejtor kreativ i ATMA Beauty. "Në varësi të gjatësisë që i ke prerë, këshillohet që flokët të priten çdo 4-6 javë. Ndërsa flokët më të gjatë mund t’i presësh edhe më rrallë se kjo kohë, deri në tre muaj, që është ende një gjë e shëndetshme. Flokët e shkurtër, nga prerja rriten më shpejt, ndaj edhe shumë herë, ata e humbasin formën duke u bërë të Ò«rregullt dhe të ashpër. Unë gjithmonë u them klienteve të mia që kanë flokë të shkurtër që të planifikojnë takimin me mua pas 6-javësh, në mënyrë që rikthejnë stilin e tyre."

Kështu, nëse ke zgjedhur t’i presësh flokët, është po aq e rëndësishme për të zgjedhur produktet e duhura për llojin e flokut tënd, thotë Olson. Kjo do të thotë që edhe produkte të tilla si boja, balsami, apo edhe shampo, nëse nuk janë të duhurat, do ta bëjnë më të ashpër flokun dhe rezultati, edhe pas prerjes, nuk do të jetë ai që prisje.