Larmi ngjyrash apo thjeshtësinë e së bardhës, sensualitetin e mëndafshit apo komoditetin e pambukut, zhytje në kaltërsinë e Jonit apo në dete të largët, cilado qoftë zgjedhja juaj këtë verë, duhet të mbroheni nga dielli dhe ne ju sugjerojmë solarët me Aloe Vera.

Linja e solarëve Aloe Vera Sun Care, vjen e plotë për të gjitha tipologjitë dhe fototipet e lëkurave, nga ato më të hapurat deri tek lëkurat e errëta apo me pigment të theksuar. Kremërat e diellit Aloe Vera Sun Care ju sigurojnë një mbrojtje të plotë si ndaj rrezatimit UVA i cili plak dhe dëmton në thellësi lëkurën tuaj, ashtu edhe nga rrezatimi UVB i cili djeg sipërfaqen e lëkurës. Faktori mbrojtÑ?s nga dielli varion nga SPF0 20 deri SPF 50.

Kremi me faktor mbrojtës SPF 50 ofron dhe mbrojtjen më të lartë, i përsosur për fëmijët dhe lëkurat e hapura apo dhe me quka, ndërsa për lëkurat e nxira dhe lehtësisht brune përshtaten më së miri produktet me SPF 20 dhe SPF 30. Kremi mbrojtës për fytyrën me SPF 20, përveç Aloe Vera-s është i pasuruar edhe me përbërës aktive antirrudhe, ideal  edhe për bazë make-up-i.

Kujdesi për lëkurën pas një dite të gjatë plazhi, duhet të vijojë me Aloe Vera krem - xhel pas banjos së diellit (after sun), i cili përveç një ndjesie të këndshme freskie mbi lëkurë, e trajton dhe hidraton thellësisht atë.

Përqëndrimi i lartë i Aloe Vera-s, ndërkohë që mbroheni nga dielli, bën që ju të keni një lëkurë të trajtuar, më elastike dhe të butë në prekje.  E gjithë linja ka përbërje natyrale, pa kimikate dhe parabenë si dhe është e testuar dermatologjikisht për përshtatjen me lëkurën.

Me Aloe Vera Sun Care nga kompania gjermane LR, mbrojtja nga dielli nuk ka qenë kurrë më e plotë dhe natyrale!

Facebook: LR Health & Beauty Albania