Falë mediave sociale, çdokush mund të ndërtojë një profil të vetin e të tregojë më të mirën e tij. Kjo gjë ka ndodhur edhe me çështjen e botës së makeup-it, ku një gjeneratë e tërë artistësh kanë krijuar emrin e tyre me ide inovative dhe unike të makeup-it. Por një djalë nga Anglia ka bërë të gjithë që të kthejnë kokat jo vetëm për aftësitë e tij, por sepse ai është vetëm 10 vjeç!

Jack, i cili poston në instagram me profilin @MakeuupbyJack është një beauty guru dhe ka më shumë se 66 mijë ndjekës derimë tani. Me qerpikë falsë, highlights, dritëhijet dhe konturimi i fytyrës, të gjitha në perfeksion. Njihuni me Jackun dhe mos i besoni po deshët aftësitë e një 10 vjeçari.