Jeni të falur nëse mendoni që Lure Hsu është një adoleshente ose 20 e pak vjeç me pak sforco.

Megjithatë dizenjatorja e interierëve nga Tajvani është 41 vjeç. Seriozisht.

 

?????#??? #lurehsu

A post shared by ??????? (@lurehsu) on

Ndërsa ne mund të mendojmë që gjenetika dhe origjina luajnë një rol të madh në këtë dukje pabesueshmërisht rinore të Hsu-së, përsëri të gjithë duan të dinë sekretet e saj të kujdesit për lëkurën, që ajo i ka zbuluar për revistën Friday.

Sigurisht kremi me faktor mbrojtës hyn, por po kështu edhe kafeja.

"Gjithçka është të hidratosh mirë dhe të mos ekspozohesh shumë në diell", ka thënë Hsu. Ajo beson që mbrojtja nga dielli është e rëndësishme duke qenë që "lëkura e prekur shumë nga dielli është më e thatë dhe në të njollat e vogla dhe rrudhat e holla duken shumë."

Përfundimi është që dielli dëmton sepse përshpejton plakjen.

 

???#lurehsu #??? #2020eyehaus #dita

A post shared by ??????? (@lurehsu) on

Sipas Indy 100, ndoshta edhe dieta e saj ka ndikim në freskinë e lëkurës. Ata shkruajnë që veçse Hsu pi kafe të zezë, ajo gjithashtu konsumon shumë ujë, fruta dhe perime, ndërsa shmang pijet me sheqer dhe ushqimet me yndyrë. Ajo gjithashtu përdor shumë ushqimet me fibra dhe proteina, si dhe stërvitet.

 

??#??? #lurehsu

A post shared by ??????? (@lurehsu) on

Asgjë e padëgjuar, por ndërsa Hsu është e bekuar, këshillat e saj të kujdesit për lëkurën përforcon faktin që përodrimi i mbrojtësit nga dielli dhe një stil i shëndetshëm jete janë gjithmonë një ide e mirë. Kijini parasysh!