Pas fëmijëve, femrat duhet të jenë po kaq të ngazëllyera për efektet çudibërëse që avokadoja ka në organizmin tonë. Produkti i fundit, ka 74% përbërje të këtij fruti të gjelbër dhe ekspertët e lëkurës thonë se praktikisht bën mrekulli me lëkurën tuaj gjatë sezonit të ftohtë të dimrit.
Glow Recipe, emri markë i këtij kremi të lançuar nga K-Beauty, është i mbushur me frutat e gjelbra më të mira të stinës, ndaj dhe sapo u promovua në Sephora, u shit brenda pak minutave. Receta e kësaj maske është formula e butë, e ëmbël që ju duhet për ta vendosur në lëkurën tuaj përpara se të flini. Me ekstrakte të gjalpit dhe vajit të avokados, kjo maskë ndihmon në zbutjen dhe shkëlqimin e lëkurës gjatë gjithë dimrit. Ne të gjithë e dimë se avokado është e shijshme për t'u ngrënë, sepse është një burim i shkëlqyer i antioksidantëve. Por, kur përdoret në kujdesin ndaj lëkurës, ajo ndihmon në reduktimin e inflamacionit, si dhe eleminimin e e linjave të imta dhe rrudhave.
Acidet si oleic, linoleic, dhe polyhydroxy, i cili gjithashtu njihet si PHA, janë prezente në formacionin e kësaj maske. Të gjithë bashkë punojnë për të zbutur lëkurën e thatë gjatë sezonit të acartë dimëror, ndërsa ju zgjoheni në mëngjes me nje çehre të butë, rrezatuese, pasi keni përdorur maskën fantastike të avokados.
Glow Recipe, është maska e avokados që ka në përmbajtje të saj edhe një tjetër produkt të shijshëm: mjaltin manuka. Pa marrë parasysh se çfarë mund të jetë shqetësimi juaj kryesor i lëkurës, çrregullime, acarim apo rrudha mjalti manuka ju vjen menjëherë në ndihmë sepse përmban enzima të fuqishme me antioksidues, antimikrobik me efekt shërues, sipas dermatologut Shereene Idriss, të Union Square Laser Dermatology në Nju Jork.
Përdorimi:
Përpara se të flini, bëni një dush të ngrohtë dhe më pas vendosni këtë maskë në fytyrë. Mbajeni për afro 10 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Mos përdorni peshqir të ashpër, por një pecetë për t'a tharë lëkurën.
Të nesërmen, do të zgjoheni me një lëkurë të "re", super të ushqyer dhe të shkëlqyeshme!