Të gjithë ata që kanë fytyrë me tendencë akneike e dinë sa shumë vuajnë me fytyrën dhe me produktet që vendosin në të. Megjithatë nuk ka gjë më të keqe se aknet cistike, të ciat përveçse janë shumë të vështira për t`u zhdukur dhe duken keq, edhe dhembin shumë. Por, nëse dini t`i trajtoni mund ta reduktoni vuajtjen tuaj. Më poshtë po ju tregojmë se si 4 hapa do t`ju ndihmojnë të hiqni qafe aknet cistike.

Filloni me acidin salicilik

Të gjithë ata që kanë marrë trajtime për aknet e dinë rëndësinë e acidit salicilik për trajtimin e akneve. Medikamentet tradicionale të akneve nuk na bëjnë shumë punë për aknet cistike, të cilat dalin në brendësi të lëkurës. Në këtë rast do t`ju ndihmojë shumë t`i bëni scrub fytyrës me një pastrues që përmban acid salicilik. Kështu do të hiqni vajin e tepërt dhe do ta lini lëkurën të pastër për produktet që do të vendosni në vijim. Kini parasysh që nëse këni lëkurë të thatë, eksfolioni vetëm atë pjesë ku keni akne.

Trajtoni enjtjen

Për të trajtuar enjtjen merrni një kub akulli dhe vendoseni mbi akne. Kjo gjë këshillohet të bëhet me intervale 10-minutësh (mbani kubin 10 minuta mbi akne, hiqeni 10 minuta dhe vazhdoni në këtë mënyrë për një orë).

Vrisni bakterien

Peroksidi i benzoyl-it e shkatërron bakterien që shkakton aknet dhe irritimin e tyre. Për të shmangur irritimin mos e vendosni direkt mbi akne, por vendosni pak hidratues fillimisht. Vetëm se duhet të tregoheni të kujdesshëm, mjafton një shtresë shumë e hollë peroksidi benzoyli, në rast se e teproni ose ndjeni djegie, shpërlajeni direkt me ujë të bollshëm.

Reduktoni skuqjen

Kremërat e pasur me hydrocortisone, përmbajnë doza të ulëta steroidesh, të cilat ndikojnë në reduktimin e enjtjes dhe skuqjes së akneve. Sa më shumë ta lini aq më efektiv do të jetë, vetëm prisni të thahet peroksidi benzoilit para se ta aplikoni.