Shumë prej nesh e kanë problem krijimin e rrathëve të zinj që prishin pamjen apo që të tregojnë të lodhur gjatë gjithë kohës. Ka shumë mënyra për t’i eleminuar ato, por gjithashtu ka raste kur nuk duhet të shqetësoheni, pasi është diçka normale që nuk mund ta shmangni.
Ja 4 arsye pse:
Është gjenetike: Njerëzit me ton më të errët lëkure i kanë më të dukshëm rrathët e zinj poshtë syve, shpjegon dermatologia Annie Chiu. Sipas saj, përdorimi i vazhdueshëm i kremit kundër diellit është domosdoshmëri, në çdo stinë.
Mosha: Me kalimin e viteve, pjesa e lëkurës poshtë syve fillon të dobësohet dhe si rrjedhojë, krijon dy rrathë në formën e hijeve. Edhe kjo, shton më tej mjekja, është normale.
Enët e gjakut janë më të dukshme: Kur dobësohet lëkura e fytyrës, edhe enët e gjakut bëhen më të dukshme, si rrjedhojë rrathët e syve bëhen më të theksuar.
Alergjitë: Janë nga shkaktarët e krijimit të rrathëve të zinj poshtë syve dhe në këtë rast, gjëja më e mirë për t’u bërë është përdorimi i një ilaçi kundër alergjisë. Kjo do t’ju ndihmojë.