Aktorja e “Game of Thrones”, Sophie Turner ka qenë ndër emrat më të përfolur kohët e fundit, pikërisht për dasmën e papritur. Ajo dhe Joe Jonas kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni private në Las Vegas. Por le ta lëmë mënjanë jetën private të Sophie dhe le të përqëndrohemi pak te grimi i saj. Aktorja ka sjellë një trend të ri për sa i përket penelit dhe nuk mund të mos binte në sy.
Për premierën e “X-Men” në Meksikë, Sophie u shfaq me penel të bardhë në sytë e saj. Duket se koha e penelit të zi po ikën për t`ia lënë vendin penelit të bardhë, pasi shumë make up artiste po eksperimentojnë me këtë trend të ri. Grimi i guximshëm është kryefjala e këtij viti dhe peneli i bardhë është një pjesë e rëndësishme e tij. Edhe Sophie është shprehur se dëshiron të eksperimentojë me grimin dhe ky është një fillim i mbarë. Për të gjitha vajzat që janë lodhur nga peneli i zi dhe ju pëlqen të provojnë trende të reja për sa i përket grimit, është koha të provoni këtë trend të ri peneli!
View this post on Instagram
Ju pëlqen?