Në verë një nga problemet më të mëdha të vajzave është grimi! Nga temperaturat e larta, produktet kozmetike nuk qëndrojnë ashtu siç duhet. Mirëpo, çfarë duhet të bëjnë vajzat në verë në mënyrë që të duken bukur të grimuara dhe tualeti i tyre të zgjasë sa më shumë? Lexoni disa truke që mund t’ju ndihmojnë:
Filloni me mbrojtësin
Kremi (primer) do t’ju ndihmojë që produktet kozmetike të qëndrojnë edhe kur jashtë bën shumë vapë. Një primer me SPF 15 do të sigurojë fuqinë e qëndrimit, lagështirës dhe mbrojtjen nga dielli.
Kaloni në një fondatinë më të fuqishme
Idealja do të ishte që ju të hiqni dorë nga fondatina në verë, mirëpo nëse jeni në grupin e vajzave që nuk e pëlqejnë veten të pagrimuar, e kemi zgjedhjen për ju. Çdo gjë me vaj do t’ju bëjë të djersiteni nëse është shumë nxehtë. Njerëzit me lëkurë të yndyrshme kanë nevojë për më shumë mbulim, prandaj duhet të zgjedhin një bazë të lëngshme të papërshkrueshme me bazë silikoi. Një krem CC, i cili ju hidraton dhe ju mbron nga dëmtimi i diellit është ideali për vajzat me lëkurë të thatë. Fondatina më e fuqishme, gjithashtu mund të plakë më shpejt fytyrën, por kjo mbetet zgjedhja juaj.
Aplikoni një furçë në vend të sfungjerit
Kur pudra përziehet me oksigjenin në djersën tuaj, ngjyra e përbërjes mund të ndryshojë. Njerëzit me lëkurë me vaj kanë tendencë për të blerë bazat pluhur mat, por kur djersiten, baza oksidehet dhe bëhet më e errët. Çelësi i përdorimit të pudrës në verë është të përdorni furçat, pasi sfungjerët kanë tendencën të shtojnë më shumë produkt.
Ndriçoni buzët tuaja
Mos keni frikë nga buzëkuqët e ndezur në verë. Thjesht përpara se të vendosni buzëkuqin, ju duhet një shtresë pudre në buzë në mënyrë që buzëkuqi të qëndrojë më gjatë.