Përveçse është një ikonë mode, Victoria Beckham është edhe një shembull për t’u ndjekur për sa i përket kujdesit të veçantë që tregon për rutinën e bukurisë. Ajo është 45 vjeçe dhe nuk e tregon aspak moshën e saj. Për sa u përket sekreteve të saj të bukurisë, ajo është treguar gjithmonë e hapur dhe ndan shpesh pamje nga rutina e përditshme, jep këshilla dhe rekomandime për produkte të caktuara. Këto janë disa prej gjërave që ne kemi mësuar nga Victoria:
Ajo është besnike ndaj masazheve të fytyrës.
Victoria përdor produkte natyrale për trupin (kryesisht vajëra natyralë).
Është e fiksuar pas hidratimit të lëkurës.
Është fanse e maskave të syve.
E ushqen lëkurën nga brenda jashtë duke përdorur suplemente, si vaji i peshkut.
Ajo përdor terapi me drita për të përtërirë lëkurën dhe për ta mbajtur atë të pastër, pa njolla.
Ndërsa duart e saj duken bukur, pasi ajo u kushton një kujdes të veçantë kutikulave.