Disa maska me bazë qumështi, të cilat kanë rezultuar mjaft të suksesshme. Janë shumë pak përbërës dhe shumë pak veprime, por ju bëjnë të ndiheni shumë mirë me veten. Ndiqni vetëm disa hapa!

Qumësht me vezë
Nevojiten: Gjysmë gote qumësht, 1 vezë dhe ndonjë përbërës tjetër, sipas dëshirës (disa pika lëng limoni, mjaltë).
Përdormi: Në një tas hidhni një gotë qumësht, pastaj vezën dhe përziejini mirë me një mikser, derisa të jetë përftuar një masë homogjene. Lyeni fytyrën dhe mbajeni për 15-20 minuta. Më pas, shpëlajeni me ujë të vakët. Në fund, lyeni fytyrën me një krem hidratues me përbërës bazë qumështin.

Qumësht me kamomil (për çdo lloj fytyre)
Përdorimi: Një grusht lulesh kamomili përziejini me 100 ml qumësht dhe vlojini bashkë për 20 minuta. Pasi t’i keni kulluar, shtoni edhe gjysmë luge mjaltë. Masën përhapeni me kujdes në fytyrë dhe dekolte, dhe mbajeni rreth 15 minuta. Më pas, shpëlajeni me ujë të ftohtë.

Qumësht me mjaltë (pastroni grimin në pak sekonda)
Dy përbërës të shkëlqyer për rigjenerimin e lëkurës. Mund të përdoren thuajse për të gjitha llojet e lëkurës, sepse rikthejnë elasticitetin. Është një përzierje që i jep lëkurës lagështi dhe ka veprim antibakterial, pengon mbylljen e poreve dhe grumbullimin e papastërtive.
Përdorimi: Lyeni një copë pambuku me qumësht, shtrydheni dhe shtoni pak vaj luledielli. Me këtë pambuk pastroni fytyrën dhe shpëlajeni me qumësht të vakët. Ky është një preparat i mrekullueshëm natyror për heqjen e grimit.

Qumësht dhe mjaltë (luftoni rrudhat)
Kur mjalti dhe qumështi bëhen bashkë, rrudhat nuk kanë më vend. Janë dy përbërës që veprojnë me forca të përbashkëta kundër rrudhave, meqë rrisin elasticitetin dhe lagështinë e lëkurës. Për këtë shkak, maska me qumësht dhe mjaltë është zgjidhje e përsosur për fytyrë.
Përdorimi: Hidhni pak mjaltë në një copë pambuku dhe fërkojeni lehtë fytyrën. Është një substancë që thithet shpejt dhe freskon lëkurën.