Sekreti për të gjetur fragrancën ideale për veten është ta kombinosh me stilin. Parfumi duhet të shkojë edhe me vendin ku po shkon. Ja një guidë për fragrancat që të përshtaten më shumë.
Zonjërore dhe elegante
Nëse je tip kalsik që të pëlqejnë fustanet e sofistikuar me detaje pelushi dhe perlash, do ndiheshe më mirë me aroma lulesh. “Grace Kelly preferonte këto fragrance. Mimozat, lule shpatat dhe peoniat shoqërohen me shtresat e larta”, thotë Ben Krigler, “hunda” e brezit të pestë i parfumeve Krigler.


Norell Eau de Parfum, Balenciaga B. Balenciaga Skin, Jo Malone London Mimosa & Cardamom, Chloé Eau de Parfum, Chanel Chance Eau Vive, Gucci Bamboo.
Lozonjare dhe e qeshur
Kur do të shfaqësh anën tënde vajzërore me një bluzë rozë, apo fustan me fruda, spruco një aromë të ëmbël të pasur. “Këto aroma kanë vetinë të tërheqin njerëzit drejt teje. Kërko nota frutore si kumbull, frut pasioni dhe dardhë ose një kallam sheqerin, kafen dhe karamelin dehës. Edhe aroma e ëmbël e luleve si zambaku i fushës, është njëlloj lozonjar.


Miu Miu Eau de Parfum, Givenchy Dahlia Divin, Yves Saint Laurent Black Opium, Bulgari Omnia Parabia, Viktor&Rolf Flowerbomb Fireworks, Prada Candy Kiss
Moderne dhe serioze
Një grua që i pëlqen kostumi chic i pantallonave apo aksesorët mashkullorë me një prekje androgjene “ka nevojë për një balancë të fortë të aromave femërore dhe mashkullore”, sugjeron Chandran. Kombinimet më të përhapura këtë stinë: aroma lulesh të plota si trëndafil dhe jasemin me aroma të thella dhe të pastra druri. Qelibari i butë ndihmon për ta shkrirë këtë dualitet.


Michael Kors Rose Radiant Gold, Tom Ford Noir Pour Femme, Donna Karan Liquid Cashmere Black, Narciso Rodriguez Narciso Eau de Toilette, Byredo Parfums Rose of No Man's Land, Bottega Veneta Knot Eau Florale.
Glamour dhe Sexy
Në mbrëmjet kur ti vesh një fustan të zi dhe ekspozon me strategji lëkurën, për të tërhequr të gjithë sytë, syno një fragrancë të paharrueshme. “Gratë që duan të shikohen nga të tjerët, pëlqejnë fragrancat e forta”, thotë parfumieri Yves Cassar. Piper i zi, shafran dhe nota të lëkurta do të lënë një përshtypje të gjatë. Formulat e reja dhe vajërat janë super joshëse kur hidhen direkt mbi qafë ose dekolte.


Marc Jacobs Decadence, Bond No. 9 B9, Sisley Paris Soir d'Orient, $278, Giorgio Armani Sì Huile de Parfum, Dior J'Adore Touche de Parfum, Dolce & Gabbana Velvet Exotic Leather.
Bohem luksoze
Shpirti i lirë që kërkon dizenjo të elaboruara etnike dhe funde me thekë dhe e i mban flokët me valë si ato të krijuara nga deti do ndihej në shtpi me një përzierje me bazë patchouli. “Është aromë drurore, toke dhe një nga aromat më komplekse që përdorin prodhuesit e parfumeve”, thotë Cassar, një krijues i Euphoria Essence të Calvin Klein. Notat e shndrritshme si piperi rozë dhe agrumet u japin freski fragrancave të markave të reja që janë edhe më të lira.


Tory Burch Absolu, Krigler Emeraude Noire, Estée Lauder Modern Muse Le Rouge, Lancôme La Vie Est Belle Eau de Parfum, Ex Nihilo Paris Bois d'Hiver, Calvin Klein Euphoria Essence.