Ndoshta një pjesë e mirë e jona e ka të vështirë të shkojë gjithmonë në sallon bukurie dhe të presë pa fund për t’i bërë duart e bukura. Por ne asnjëherë nuk e kemi kuptuar se Ò«farë përdorin manikyristet që i bëjnë të duken thonjtë aq magjikë. Gjithsesi, të bindura që dorën e tyre nuk e arrijmë dot asnjëherë, mund të gjejmë një të mesme për të pasur rezultate të mira nëse i lyejmë thonjtë në shtëpi. Aq më tepër, në këtë periudhë të vështirë, të shkosh te manikyristja, nuk është edhe aq e sigurt.
Ja Ò«farë mund të bësh që manikyri në kushte shtëpie të zgjatë më shumë.
Apliko në thonj uthull të bardhë para bazës së manikyrit
Edhe nëse nuk i sheh me sy të lirë, yndyra e lëkurës apo bakteret e mbledhura rreth thonjve e pengojnë jetëgjatësinë e manikyrit dhe e bëjnë më të vështirë lyerjen. Vetëm një fshirje e lehtë me pambuk me uthull të bardhë para se të fillosh lyerjen me maikyr do ta pastrojë Ò«do papastëri dhe do t’u japë një pamje më të freskët thonjve.
Thonj të shkurtër do të thotë manikyr më jetëgjatë
E hidhur, por e vërtetë: nëse nivelet e ndryshme të salloneve realizojnë Ò«do gjë që kërkon, nëse i lyen vetë në shtëpi, këshillohet që thonjtë t’i kesh më të shkurtër, sepse kështu lyerja e tyre do të jetë më e gjatë.
Mos e tund shishen para se të fillosh lyerjen
Në vend të tundjes së shishes, rrotulloje rreth vetes. Duke e tundur shishen e manikyrit, krijohen më shumë bulëza duke bërë që lyerja të mos shkojë siÒ« duhet.
Apliko 2-3 shtresa
Kur bëhet fjalë për shtresat e manikyrit, më pak është më shumë. 2-3 shtresa të holla bëjnë që manikyri të zgjasë më shumë. Të gjithë e dimë që është koha e konsumit, por kjo nuk vlen kur fillojnë të dalin copat pas 24 orëve.
Përdor furÒ«ën në mënyrën e duhur
Në të kundërt të asaj që njerëzit besojnë, nuk duhet të presësh derisa furÒ«a të mbarojë manikyrin dhe pastaj ta lyesh përsëri. Zakonisht, një lyerje vetëm për një thua.
Shto një lyerje më shumë në tipsa
Meqenëse tipsat janë ato që prishen të parat nga lyerja, mbi to mund të shtosh edhe një furÒ«ë më tepër në mënyrë që t’i mbrosh më shumë. Pasi të aplikosh edhe shtresën e fundit, mbi to shto edhe një perforcues transparent.
Òªelësi është: apliko sërish
Në mënyrë që thonjtë të duken gjithmonë të freskët, duhet të shtosh edhe një shtresë më shumë pas 2-3 ditësh. Kjo mënyrë do t’i bëjë thonjtë të shkëlqejnë dhe duart më të bukura.