Para se të fillosh depilimin e lëkurës, është e këshillueshme që ta përgatitësh atë duke e trajtuar fillimisht me masazhe dhe me trajtime natyrale për ta pasur më të lëmuar dhe më të qetë pas këtij procesi.

Scrub 1:

2 lugë gjelle miell misri

1 lugë vaj ulliri (ose vaj bajamesh)

1 lugë lëng limoni

Përgatitja: Pasi t’i kesh përzier përbërësit, aplikoje masën në të gjitha zonat ku do të bësh depilimin. Masazhoji për disa minuta (10-15) dhe pastaj shpëlaji.

Me vajin e bajames mund ta trajtosh lëkurën edhe pas depilimit për ta pasur më të mëndafshtë.

Scrub 2:

1 filxhan kafe sheqer (mundësisht i errët)

1 lugë gjelle vaj ulliri (vaj kokosi, bajame)

2 lugë lëng limoni

Përgatitja: Përzieji mirë të gjithë përbërësit derisa e gjithë masa të bëhet homogjene. Fillo masazhoji zonat ku do të kryhesh depilimin (fillimisht duhet t’i lagësh) për disa minuta (10-15), duke bërë kujdes që të mos e acarosh lëkurën. Pasi t’i kesh shpëlarë, fillo depilimin dhe pas tij mund ta trajtosh sërish lëkurën me vaj kokosi ose bajame.