Pushimet e vërteta tani janë fare afër. Është njëlloj bukur si çdo vit, por këtë herë kam vërtet arsye për t’i shijuar më shumë. Dhe arsyeja nuk është i dashuri im, betohem. Ai ka vendin e tij, sigurisht, por kjo është një çështje mes meje dhe meje. Ose mes meje dhe Lumeas, quajeni si të doni, por po flas për qetësinë që më ka dhënë mua dhe butësinë që i ka dhënë lëkurës Lumea Philips.

Kjo është hera e katërt radhazi që e përdor. Sipas manualit, katër herët e para duhet përdorur çdo dy javë, gjithmonë mbi lëkurë të depiluar më parë.

Këtë herë duhej vetëm të kisha kujdes që të mos e kryeja trajtimin, një ditë para plazhit, sepse duhet të kenë kaluar dy ditë para ekspozimit në diell, por kaq organizim, nuk është fare i vështirë. Mjafton një krem me faktor të lartë mbrojtës ditët e parë në diell pas trajtimit dhe gjithçka është në rregull.

Gjatë këtij dyjavëshi, dolën fare pak qime dhe shumë më të rralla sesa zakonisht ashtu siç edhe thuhet në përshkrimin e Lumeas. Ndërsa përdorimi i katërt i vë vulën kontratës që unë nënshkruaj me një trup të ri, me 75 për qind qime më pak.

Impulset e dritës së Lumeas veprojnë në rrënjën e qimes dhe pas këtij përdorimi të katërt, i cili, si çdo herë, nuk shkakton asnjë dhembje, qimet reduktohen ndjeshëm. Duhet të kalojnë 4-8 javë, në varësi të lëkurës dhe llojit të qimes, derisa të marr përsëri në dorë Lumean për të trajtuar ato pak qime që do dalin pas kësaj kohe.

Po a e imagjinoni? Mbi një muaj lëkurë e lëmuar, pa nevojën e asnjë pajisjeje apo seance depilimi dhe kjo, kur nis plazhi, duket premtimi më i bukur në botë sepse jo qime, do të thotë jo stres në të gjitha kuptimet.

Deri më dje, sa herë afroheshin pushimet, bëja lista me ato që duhej të merrja me vete. Kjo nuk ka ndryshuar, por të paktën, këtë vit nuk duhet të mendoj për pako brisqesh, apo makinë depiluese, të cilat zgjidhin problemet qindra kilometra dhe dy javë larg estetistes.

Një vit më parë, as e mendoja që këtë verë do kisha zgjidhur shqetësimin e gjithë femrave që nga koha kur filluam të na pëlqejë lëkura e depiluar. Ç’të them?! Çfarë sjell Lumea, nuk e sjellin përpjekjet e shumë viteve bashkë!

Dhe nuk më gëzon vetëm ideja që gjatë gjithë pushimeve do e kem lëkurën të lëmuar, por edhe që pas kthimit, nuk do më duhet të depilohem shpesh e vazhdimisht te estetistet…më duket sikur kam nisur një jetë të re të mbështjellë me një lloj drite, që vetëm vajzat e kuptojnë çfarë është… Duhet të jetë drita e Lumeas! :)

Për më shumë informacion vizitoni këtë faqe dhe dyqanet Neptun. Kalofshi buuuukur!!!!!!