Shtatzënia mund të jetë periudhë e mrekullueshme, por edhe shumë sfiduese dhe të vjellat në mëngjes, mund të jenë një ndër aspektet më të pakëndshme të saj. E dimë që kjo gjë mund të jetë e bezdisshme, por ne kemi një lajm të mirë për ju: Një studim ka treguar se hormonet që shktatojnë të vjella në mëngjes janë të njëjta me ato që lidhen me zhvillimin më të madh të trurit të njeriut. Çfarë do të thotë kjo? Lexoni më poshtë për të zbuluar më shumë:

Hulumtimet e botuara në “The Journal of Pediatrics” zbuluan se përzierja që ndodh gjatë shtatzënisë është një shenjë e shkëlqyer e një IQ të lartë tek fëmijët. Përveç kësaj, sa më i lartë është intensiteti i përzierjeve, aq më e lartë do të jetë inteligjenca e fëmijëve. Studimi përfshinte 121 gra që ishin shtatzënë mes viteve 1998 dhe 2003, dhe nivelet e IQ-ve të fëmijëve u analizuan kur ata ishin 3 dhe 7 vjeç.

Studime të tjera zbuluan se të vjellat në mëngjes gjatë shtatëzanisë janë një shenjë e mirë, pasi ato lidhen me një normë më të ulët aborti. Me fjalë të tjera, të vjellat në mëngjes kanë një funksion mbrojtës, sepse kjo do të thotë se nivelet e hormoneve janë mjaft të larta për të mbajtur shtatzëninë. Kjo është hera e parë që është zbuluar se përzierja tregon se fëmijët do të jenë shumë të zgjuar kur të lindin.

Sëmundjet e mëngjesit tek gratë shtatzëna nuk janë aspak të këndshme, por duke e ditur se kanë kuptim dhe vlerë na bëjnë t’i shohim ndryshe ato.