Një koment nga aktorja e Hollivudit Christina Ricci se ajo fle çdo natë me djalin e saj tetë vjeçar, u bë një lajm ndërkombëtar muajin e kaluar.

Komente dhe diskutime për ndarjen e shtratit me fëmijët tërheqin shumë vëmendjen e prindërve.

Sipas The Lullaby Trust, rreth 133 foshnje humbin jetë çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar, si pasojë e fjetjes me prindërit.

Ky është një debat jashtëzakonisht perëndimor. 

Nga shumë njerëz mund të interpretohet si një veprim normal dhe i zakonshëm, madje konceptohet si një mënyrë për të krijuar një marrëdhënie më të fortë me fëmijën. Ndërsa të tjerë e konsiderojnë të gabuar dhe të pashëndtshme për zhvilimin e fëmijës.

Pra, pyetja më e rëndësishme është se çfarë efekti afatgjatë ka ndarja e shtratit ose gjumi i përbashkët në zhvillimin e një fëmije?

Përsëri, përgjigjja nuk është e thjeshtë.

Emily Oster, një profesoreshë ekonomie në Universitetin Brown, e cila ka shkruar librat më të shitur të shtatzënisë dhe prindërimit të bazuar në fakte, ka shprehur:

"Edhe nëse do të krahasonit një fëmijë që ka fjetur me prindërit deri në moshën shtatë vjeçare me një fëmijë që nuk ka fjetur, do të ketë kaq shumë dallime në përvojat e tyre të fëmijërisë, sa që është e vështirë të veçosh vetëm këtë pjesë.

Ajo që ne dimë është se ndarja e shtratit me një fëmijë të rritur është relativisht shumë më e sigurt sesa me një foshnjë. Gjithashtu, si në të gjitha fushat e prindërimit; nuk mund të parashikosh kurrë plotësisht se çfarë do të bësh ose nëse fëmijët do të qëndrojnë ose jo në shtratin e tyre."

Nëse i edukojmë prindërit – i lejojmë ata të marrin një vendim të informuar për rreziqet dhe përfitimet – ata ndoshta do të ndihen më pak fajtorë, të shqetësuar dhe të stresuar për atë që po bëjnë.

Me pak fjalë nuk ka asnjë gabim nëse po flini me fëmijën tuaj!