Lëkura e thatë është një shqetësim i zakonshëm i lëkurës, por çfarë ndodh kur kremi i përhershëm nuk e zbut?
Nëse lëkura e thatë ka ngjyrë të kuqe dhe është e plasaritur, ose ndihet e thatë dhe të jep kruarje, mund të jetë më shumë sesa thjesht tharje lëkure. Mund të kesh ekzemë.
Atëherë, çfarë është ekzema
Ekzema, e njohur edhe me emrin dermatit, është një gjendje e lëkurës që shfaqet në zonat ku lëkura paloset, si në bërryla apo gjunj, thotë Emma Guttman-Yassky, mjeke, Ph.D., pedagoge dermatologjie në Icahn School of Medicine.
Termi është shumë i përhapur, thotë Rebeça Kazin, mjeke dermatologe në Washington Institute of Dermatologic Laser Surgery dhe Departamentin e Dermatologjisë të Johns Hopkins.
Ajo mund të marrë forma të ndryshme: skuqje, plagë, inflamacion, ose thjesht lëkurë e thatë.
Shpesh shfaqet si njolla të kuqe, të plasaritura, që kruhen, mbi lëkurë.
Nga çfarë shkaktohet ekzema
Shumica e ekzemave shkaktohet nga faktorë gjenetikë.
Një histori familjare astme ose alergjish stinore, gjithashtu rrit rrezikun, thotë Dr. Kazin.
Megjithëse sëmundja shpesh zgjat në kohë, faza e shpërthimit mund të vijë e ikë në varësi të faktorëve të jashtëm si stresi, apo kontakti me produkte që e acarojnë ose alergjentë, thotë Dr. Kazin. Detergjentët e fortë ose kimikatet mund ta acarojnë përgjigjen inlamatore që shpesh shfaqet si lëkurë e skuqur dhe e plasaritur.
Si ta trajtosh ekzemën
Ka disa gjëra që mund t’i bësh në shtëpi.
Krijo rutinën tënde të kujdesit për lëkurën. Dr. Kazin këshillon të heqësh nga përdorimi sapunë dhe kremra me aromë ose përbërësit si bacitracin dhe paba, që mund të irritojnë lëkurën. Duke qenë që ekzema kompromenton barrierën e lëkurës, e lë atë shumë të ndjeshme, duke e bërë shumë të dobët përpara përbërësve të fortë.
Përdor produkte ku shkruhet shënimi hipoalergjik. Këta nuk e ndikojnë funksionin e barrierës së lëkurës, duke mos i lejuar alergjentët të dëmtojnë lëkurën lehtë.
Ndryshimi i mënyrës si bën dush mund të ndihmojë, gjithashtu. Mbaje ujin në temperaturë të vakët, dushi i nxehtë than lëkurën duke i bërë zonat sensitive edhe më keq.
Përdor një sapun me hidratant për ta mbajtur lëkurën të hidratuar, si Vanicream one ($6, amazon.com). Më pas, apliko një krem që merret në farmaci pa recetë për ta aplikuar pas dushit, kur poret janë të zgjeruara. Dr.Kazin rekomendon PCA Rebalance ($39, pcaskin.com). Ky lejon lëkurën për ta thithur produktin. Dhe nëse lëkura është e hidratuar, ekzema ka më pak shanse të përfundojë në lëkurë që rripet.
Edhe zbutësit mund të ndihmojnë. Këto produkte janë hidratues esencialë për lëkurën që është shumë e thatë.
Ato treten në ujë dhe gjithashtu e mbajnë ujin brenda lëkurës pas banjës, thotë Dr. Kazin. Ato gjithashtu riparojnë barrierat e lëkurës. Të gjithë këta faktorë e lënë lëkurën të hidratuar mirë dhe parandalojnë problemet. Provo PCA SKIN Silkcoat Balm ($39, pcaskin.com), rekomandon.
Ende sheh copa lëkure të ekzemës?
Shko te dermatologu nëse zbulon që këto trajtime nuk ndihmojnë, thotë Dr.Kazin. Nëse ekzema është e rëndë, mjeku mund të japë një steroid lokal ose oral për të ndaluar menjëherë inflamacionin dhe të lejojë barrierën e lëkurës të shërohet, thotë ajo.