Që të mos kesh probleme të vazhdueshme, të cilat shtohen, nëse u jep vëmendjen e duhur, duhet të bësh pastrim sipas kësaj recete natyrale:
Merr një tufë majdanoz dhe koper të larë. Priji në copa të mëdha dhe hidhi në një enë me ujë (dy gota uji ose më shumë). Masën vendose në zjarr të ziejë për 10-15 minuta (nëse do një çaj më të fortë, lëre të ziejë për 30 minuta). Hiqe nga zjarri dhe lëre të ftohet pak, por e mbuluar me kapak. Pasi të ftohet, kulloje dhe fute në frigorifer. Pije të ftohtë, një gotë në çdo ditë. Pas disa ditësh, do të vëresh se urina ka ndërruar ngjyrë, sepse trupi i ka hequr të gjitha helmet e mbledhura në veshka. Rekomandohet që ky lloj çaji të pihet dy herë në muaj si detoks i rregullt i trupit. Po ashtu, është është i shkëlqyer për lehtësimin e dhimbjeve menstruale.
Përveç majdanozit, pastrues të mirë të veshkave janë edhe mollët, limoni, ndërsa vaji i ullirit ndihmon në nxjerrjen e gurëve.
Mos harro që gjatë gjithë ditës të pish shumë ujë, që veshkat të punojnë më mirë.