Të gjithë e dimë se sa mirë i bën uji organizmit tonë. Nëse akoma po përpiqesh të vish në formë për t’u dukur bukur me bikini, ose edhe për t’u ndier sa më shëndetshëm, uji detox me fruta mund të jetë zgjidhja perfekte e ditës. 8 gota ujë është rregulli që duhet të pish gjatë ditës dhe kjo recetë është një shtesë vlerash ushqimore që të mbron nga dehidratimi në këtë mot të nxehtë. Përveç kësaj, edhe ujit i jep më shumë shije.
Cila është receta e ujit detox, shumë e thjeshtë për t’u praktikuar në shtëpi?
Detox-i më i thjeshtë për t’u pirë është ujë me limon, kastravec dhe mente. Është një përzierje perfekte për të qëndruar i hidratuar gjatë ditës së nxehtë. Në një kanë të madhe me ujë, thjesht shto disa copa akull, 8 gota uji, 1 kastravec të vogël me feta, 1 limon me feta dhe një tufë mentesh të freskëta.
Pse është kjo receta perfekte detox? Përveç shijes së freskët, këta përbërës të kombinuar janë edhe një paketë vitaminash ushqyesve që ndihmojnë tretjen dhe e mbajnë organizmin vital. Mentet, siç dihet, japin edhe shijen pak si mojito, kështu që ta shton dëshirën edhe më shumë për ta konsumuar gjatë gjithë ditës.