Ylli i famshëm i reality show-t, Kim Kardashian është e njohur për look-un e saj, veshjet, stilin dhe sidomos për pamjen. Një nga njerëzit më të pushtetshëm për momentin në Hollywood dhe që numëron miliona fansa. Trupi me linja të theksuara është rezultat i një diete, të cilën, tani që është shtatzënë ndoshta nuk e respekton shumë, por i beson sepse i ka sjellë shumë ndryshime. Kim është fanse e ushqimeve të pjekura dhe ëmbëlsirave, por edhe e përgjegjshme për dëmet që ato shkaktojnë nëse e tepron me masën. Para disa vitesh, ajo merrte shumë kalori nga ushqimi që hante dhe nuk i digjte të gjitha. Në momentin që filloi të shtonte peshë, vendosi të mbante një dietë më të shëndetshme duke ndryshuar në të njëjtën kohë edhe mënyrën e të ushqyerit. Dhe pas kësaj, ajo ndryshoi shumë.
Ja cilat janë dy recetat e Kim, para dhe pas dietës:
Mëngjesi:
Një kafe “Starbucks” dhe çokollatë të bardhë “mocha” me krem.
Dreka:
Sallatë me boronica dhe arra të ëmbla, mish pule dhe një Diet Coke (pije pa sheqer).
Pasdite:
Një cupcake.
Darka:
Makarona me perime dhe mish pule, biskota dhe akullore si ëmbëlsirë.

Ky vakt përmban 2500 kalori dhe Kim vuri se pesha e saj ishte në nivele të larta. Më pas, ajo vendosi të ndiqte një dietë tjetër, e cila do t’i reduktonte kaloritë në 1500, por gjithashtu do të ishte edhe më e shëndetshme.
Mëngjesi:
Tërshërë me banane.
Dreka:
Sallatë me mish pule, i pjekur në skarë. Kos me fruta dhe drithëra.
Padite:
Karota dhe salca të ndryshme me pak kalori.
Darka:
Peshk, perime dhe sallatë jeshile para gjumit.
Ushqimet e përditshme të Kim Kardashian janë të pasura me proteina, duke e mbajtur nivelin e kolesterolit në gjendje optimale. Dieta e re solli ndryshime të dukshme në trupin e saj. Ajo tani konsumon më shumë ujë, që është shumë i shëndetshëm dhe shumë i domosdoshëm për të mbajtur peshën nën kontroll. Ndryshimi më i madh që i ndodhi Kim-it pas këtij regjimi ishte që rrobat kishin filluar t’i rrinin të mëdha.