Mirëseerdhët në LOYALTHY
(Loyal to the Healthy lifestyle).
Çkemi, çkemii! Një e premte tjetër me këshillat e LOYALTHY. Kjo ama, do jetë e shkurtër, pa kritika dhe pa ju vënë shumë në mendime, siç kam qejf të bëj zakonisht..
Në njërin nga artikujt paraardhës kam ndarë me ju tre ide se çfarë mund të konsumoni në mëngjes, në bazë të kohës dhe preferencës, duke theksuar faktin se sa i rëndësishëm është ky vakt për energjinë tuaj përgjatë gjithë ditës. Më bëhet qejfi që i keni pëlqyer e provuar të gjitha. Vazhdimisht kam qejf të ndaj me ju në mediat e mia sociale vaktin tim të mëngjesit dhe përherë më pyesni çfarë përmban dhe si e kam bërë.
Ja pse sot dua të ndaj me ju të zakonshmen time çdo mëngjes; Oatmeal Bowl | Tasi i tërshërës.
Tërshëra ka qenë pjesë e 90% të mëngjeseve të mia përgjatë katër viteve të fundit dhe është fantastike se sa e pasur me vlera është dhe se ka një shije neutral që nuk të mërzitet kurrë. Jam e sigurt që jeni familjarizuar me të nëse ndiqni dhe shembuj të sportistëve të tjerë. Është pjesë e shumicës së tyre çdo mëngjes, por jo vetëm. Por, si do ju këshilloja ta konsumonit atë?
Mënyra e duhur është të hidhni në tasin tuaj (3 lugë gjelle, ose më shumë nëse jeni në fazë shtimi, bulking) dhe t’i shtoni ujë të vluar sa të njomet e gjitha. Më pas e përziejmë derisa merr pamje kremoze. Ndërkohë , mund t’i shtoni dhe kanellë gjatë përzjerjes nëse ju pëlqen, unë e bëj. Më pas fillon qejfi, dekorimi me toppings sipas dëshirës, në rastin tim kam përdorur luleshtrydhet, ananasin, kokosin e grirë (për pak shije dhe ëmbëlsi), farat chia dhe të preferuarat e mia, frutat e thata. (Këtu: bajamet & Cashews).
Sekreti i energjisë në këtë bowl nuk është vetëm tek tërshëra, por dhe tek ingredientët e tjerë. Një opsion tjetër mund të jetë dhe një gjysëm banane për energjinë e paparë që transmeton.
Luleshtrydhja - antioksidante, e shijshme, vitamina C & K, ndihmon në tretje, në mbajtjen në nivel të presionit të gjakut, e pasur në omega 3.
Ananasi – I pasur në nutrient, ndihmon në tretje, antioksidant, kurues i trupit ndaj dëmtimeve, i shijshëm, etj, etj, etj (vërtet shumë benefite)
Farat CHIA- burim i mirë i healthy fat, e mirë për zemrën, përmirëson tretjen, ndihmon në një lëkurë perfekte, fantastike për shtytjen e metabolizmit, të pasura në nutrient, ideale për të humbur dhjam dhe ndërtuar muskul, etj etj..
Bajamet- parandalues të kancerit, përmirësojnë lëkurën, burim energjie, të shëndetshme për trurin dhe zemrën tuaj, healthy fat, përmirëson sistemin imunitar etj,
Cashews – parandalon sëmundjet e zemrës, healthy fat, parandalon dhe kuron gurët në veshka, forcon kockat, etj..
Ja se sa shumë vlera merrni nga ky mëngjes i shpejtë dhe i shijshëm, nëse filloni sot të mos ankoheni për kohën që s’keni dhe të zgjoheni 10 minuta më herët.
Për më tepër.. ju garantoj që do ju pëlqejë shumë proçesi.
Ju bëftë mirë!
“You can’t just eat good food, you have to talk about it too!”
SHËNIM: Jam e hapur për çdo pyetje që mund të keni në lidhje me eksperiencat tuaja apo çdo gjë që ka lidhje me rrugëtimin tuaj të fitnessit.
Vendi? INSTAGRAM: https://www.instagram.com/adelaosmani_/?hl=en