Mendon se nuk mund ta ndryshosh rutinën në mëngjes? Pse nuk provon të shkëmbesh kafen me një lëng më të shëndetshëm? Një smoothie mjaft energjik si ky do të të japë të gjithë energjinë që të ka marrë java. Zgjedhja më e mirë detox për të rikuperuar energjitë.

Filloje fundjavën me notën maksimale: një recetë pa sheqer, me vlera të larta ushqimore, është një alternativë e shëndetshme. Por edhe mjaft energjike dhe më përmbajtje të lartë të vitaminës B.

Përbërësit

Një kastravec

1/2 filxhan spinaq (i bërë në copa)

Selino

Majdanoz

1/2 gotë ujë (edhe i ngrohtë)

1/2 mollë jeshile (sipas dëshirës)

Përzieji të gjithë përbërësit në një blender dhe pije të freskët.