Nëse je në grupin e atyre njerëzve që nuk ke marrëdhënie të mirë me gjumin, atëherë duhet të kesh parasysh një mënyrë që do të të ndihmojë të kesh një natë më të qetë. Një gabim i zakonshëm që bëjnë shumë njerëz para të flenë është televizori. Të shohësh televizor në shtrat është zgjedhja më e pashëndetshme pas një dite të lodhshme dhe të stresuar dhe mënyra që të pengon më shumë të të zërë gjumi. Kjo, për disa arsye:
Kur trupi është i ekspozuar ndaj dritës, madje edhe dritës së televizorit, është një sinjal që i dërgohet trurit për t’i thënë se është koha të zgjohet. Nga ana tjetër, nëse është errësirë, truri sinjalizohet se është koha për të fjetur. Kështu, duke vepruar në këtë mënyrë, ndërsa je shtrirë dhe shikon televizor, në fakt në vend që të flesh, e mban veten edhe më shumë zgjuar.
Sipas W. Christopher Winter, nga Men’s Health, “Drita e TV-së stimulon trurin, i cili mund të ndikojë në sekretimin e melatoninës - hormon i nevojshëm për një gjumë të mirë."
Përmbajtja e asaj çfarë je duke parë në televizor, po ashtu mund të ndikojë që të bësh një gjumë të qetë: “Televizioni mund të ndikojë në cilësinë e gjumit edhe nëse përmbajtja është veçanërisht tronditëse. Kështu, nëse insiston për të parë televizor para se të flesh, mos shiko filma horror apo show të tillë ektrem si “Game of Thrones.”
Mund t’i japësh vetes një orë kohë të shkëputur nga televizori para se të flesh. Për të qenë e sigurt të mos përdorësh televizor, kompjuter, telefon, tablet etj., jepi vetes mundësi të shkëputesh totalisht nga çdo lloj mjeti elektronik.