Lëngjet më të shëndetshme janë ato që kombinojnë perimet dhe frutat. Në këtë mënyrë ofrohet një ekuilibër shumë i nevojshëm mes fibrave, proteinave, vitaminave dhe sheqerit që gjendet te frutat. Këto lëngje përmbajnë pak sheqer dhe janë ideale për shëndetin.
Lëngjet me bazë perimesh dhe frutash ndryshojnë nga lëngjet e shtrydhura. Këto lëngje përgatiten duke kombinuar fruta dhe perime, duke i përzier derisa të bëhen pelte, duke i holluar me ujë ose qumësht dhe servirur me akull nëse dëshironi.
Spinaq, avokado dhe mollë
Ju duhen:
• Një gotë e gjysmë me lëng molle
• 2 filxhanë me spinaq të zier dhe të copëtuar.
• Një mollë e paqëruar
• Gjysmë avokadoje e ndarë në copa.
Hidhini të gjithë përbërësit në mikser dhe përziejini për një minutë. Shtoni ujë deri sa lëngu të arrijë trashësinë e duhur.
Spinaq, ananas dhe banane
Ju duhen:
• Gjysmë filxhani me qumësht të arrës së kokosit
• 2 filxhanë me spinaq
• Një filxhan e gjysmë me copa ananasi
• Një banane e ndarë në copa.
Përziejini të gjithë përbërësit në një mikser për rreth një minutë. Shtoni ujë deri sa lëngu të arrijë trashësinë e duhur.
Spinaq, rrush dhe arrë kokosi
Ju duhen:
• Një filxhan me rrush pa fara
• Një filxhan me spinaq gjethevogël
• Gjysmë filxhani me akull
• Çerek gote me qumësht të arrës së kokosit.
Hidhini të gjithë përbërësit në mikser dhe përziejini për një minutë. Shtoni ujë derisa lëngu të arrijë trashësinë e duhur.
Spinaq, selino, mollë
Ju duhen:
• Gjysmë filxhani me gjethe spinaqi
• Një kërcell selinoje
• Gjysmë bananeje
• Gjysmë filxhani me lëng molle jeshile
• Gjysmë gote me akull
Përziejini të gjithë përbërësit në një mikser për rreth një minutë. Shtoni ujë derisa lëngu të arrijë trashësinë e duhur. Lëngu i mollës dhe banania e maskojnë shumë mirë erën e fortë të perimeve.
Burimi: Top Channel