Ndryshe nga ç'kemi besuar deri tani, alkooli nuk ndihmon në parandalimin e infektimit nga koronavirusi, përkundrazi rrit rrezikun e prekjes prej tij. Ky është përfundimi i nxjerrë së fundi nga specialistët dhe për këtë, ka reaguar në një komunikim zyrtar edhe Instituti i Shëndetit Publik.
ISHP thotë se konsumi i alkoolit nuk ju mbron nga koronavirusi i ri, ndaj, në asnjë rrethanë nuk duhet konsumuar asnjë lloj produkti alkoolik si mjet për parandalimin ose trajtimin e infeksionit Covid-19.
Ja disa këshilla që jep ISHP:
Shmangeni konsumin e alkoolit që të mos demtoni sistemin imunitar.
Mos e përdorni alkoolin si mënyrë për të përballuar emocionet dhe stresin.
Mos përziej alkoolin me ilaçe.
Shmangni pirjen e alkoolit dhe duhanit së bashku, sepse kjo rrit rrezikun për t’u prekur nga Covid-19.
Sigurohuni që t'i mbani fëmijët larg alkoolit.